Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REKORD DHE REKORD

Viti 103 pikësh i Barças

REUTERS/Albert Gea

Viti 103 pikësh i Barças


27 December, 2012 @23:31

Numrat nuk gënjejnë, dhe nuk ka kurrfarë dyshimi se Barcelona ka qenë ekipi më i mirë i vitit 2012.

Edhe pse nuk arritën ta fitonin as La Ligan e as Ligën e Kampionëve, ata sërish mblodhën 104 pikë në këtë vit kalendarik, duke barazuar rekordin që e lanë në vitin 2010. 

Në anën tjetër, Real Madridi, që u shpall kampion i Spanjës, arriti t’i mbledh vetëm 93 pikë. Starti i sivjemë i katalonasve në krye me Tito Vilanovan ka qenë thjeshtë perfekt.

Barça është ulur madje me rehati në fron të La Ligas me 49 pikë, duke shënuar 57 gola deri sot. Barcelona gjithashtu i ka edhe 2 lojë mangu me Espanyolin e Mallorcan, gjë që mund tu ndihmojë djemve të Vilanovas që ta zgjerojnë diferencën me ekipet e tjera.

Nëse katalonasit i marrin pikët e plota në këto dy ndeshje, do ti mblidhnin gjithësej 55 pikë që në gjysmë të sezonës, gjë që e bën më të mundshme rrëzimin e rekordit që madrilenët e vunë në vitin e kaluar (100 pikë). 

Në anën tjetër Leo Messi ka mundësinë që, nëse shënon kundër Espanyolit mund ta barazojë rekordin personal për shënimin e golave në 8 ndeshje rresht, madje edhe ta thyej atë në ndeshjen me Mallorcan. Rekordin në La Liga e mbajnë Martin dhe Ronaldo, që kanë shënuar në 10 ndeshje rresht.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga