FLET ITALIANI

REUTERS
Lippi: Çfarë Reali?
27 December, 2012 @20:14
Trajnerit portugez po i vie fundi i karrierës në Bernabeu, si rrjedhojë e të qenit 16 pikë mbrapa Barcelonës në klasifikim në La Liga.
Duke u bazuar në këto spekulime, legjenda e Real Madridit Zinedine Zidane – i cili dikur ka qenë nën urdhërat e Lippit gjatë kohës sa ishte në Juventus, thuhet se i ka propozuar Florentino Perezit që ta sjellë Lippin në rast se largohet Mourinho.
“Nuk është e vërtetë, nuk është se nuk më pëlqen të përmendem te Reali, mirëpo nuk ka asgjë konkrete,” tha Lippi në një intervistë njofton Italian Football.
“Unë nuk e di se çfarë bashkëbisede kanë pasur Zidane dhe Perez, unë thjeshtë e lexova në gazetë,” vazhdoi ai.
“Unë ende jamë në Guangzhou dhe ndihem shumë mirë në të gjitha aspektet. Nuk ka asgjë konkrete, mirëpo edhe nëse do të ketë ndonjë thirrje, unë kam edhe 2 vite kontratë me ekipin tim.” ka përfunduar italiani Marcelo Lippi.