WAYNE ROONEY

REUTERS/Rebecca Naden
3 javë larg fushave
27 December, 2012 @15:13
Skuadra e Manchester Unitedit, e cila dje shënoi fitore kundër Newcastle-it me golin e Javier Hernandezit në minutat e fundit të ndeshjes, megjithëse tre herë ishin në disavantazh, mbeten pa u gëzuar shumë pas lajmit të keq nga sulmuesi Wyane Rooney.
Trajneri i djajve të kuq, Sir Alex Ferguson, pas ndeshjes me Newcastle-in, në deklaratën e tij dhënë kanalit televiziv të klubit, MUTV, ka konfirmuar se Rooney do të mungojë rreth 3 javë për shkak të lëndimit të gjurit.
Brenda kësaj kohe, Manchester Unitedi do të luaj kundër skuadrave West Bromwich Albion, Wigan Athletic dhe Liverpool, në Premier League, si dhe kundër West Ham Unitedit në FA Cup.