ROBERTO MANCINI

REUTERS/Nigel Roddis
Do ta arrijmë Unitedin
27 December, 2012 @12:29
Pas humbjes së djeshme ndaj Sunderlandit në Stadium of Light, trajneri i kampionëve, Roberto Mancini, u ka thënë mediave angleze se ekipi i tij ka gjasa ende që ta mbrojë titullin.
“United është më i mirë për momentin, mirëpo kjo mund të ndërrohet. Kemi kohë që të sulmojë maksimalisht. Shtatë pikë dallim nuk është kurrëfarë problemi,” u ka thënë italiani reporterëve.
Manchester City, i cili është kampion në fuqi i Anglisë, është ndjekësi më i afërt i liderit aktual Manchester United. Mirëpo me humbjen e djeshme përkundër se nuk humbën pozitën e dytë në renditje tabelare, dallimi u shtua në 7 pikë.