NORWICH CITY - CHELSEA

REUTERS/Toby Melville
Chelsea hyn në seri
26 December, 2012 @19:19
Pas fitores së thellë që e shënoi javën e kaluar kundër Aston Villas me rezultat 8-0, Chelsea kësaj radhe shënoi fitore me rezultat minimal, 1-0.
Blutë e Londrës e mposhtën Norwich Cityn me golin e vetëm të spanjollit Juan Mata, i cili shënoi në minutën e 38’ të ndeshjes, me një goditje mjeshtërore jashtë zonës së reptësisë, për t’ia dhuruar fitoren e tretë me radhë në Premier League trajnerit Rafael Benitez.
Kjo fitore e mban Chelsean në vendin e tretë në tabelë me 35 pikë, 4 më pak se Manchester City që gjendet në pozitën e dytë, por me një ndeshje më shumë. Ndërsa skuadra e Norwich-it, që gjendet kah mesi i tabelës (11), mbetet në 25 pikë.