CAVANI

REUTERS/Giampiero Sposito
Refuzohen 55 mln €
27 December, 2012 @12:07
Sulmuesi uruguajas, Edinson Cavani, si duke do të mbetet përfundimisht te Napoli, së paku deri në fund të stinorit. Kreu i klubit napolitan, Aurelio De Laurentis e ka konfirmuar këtë në një bisedë në Radio Monte mbrëmë.
“Ai është luftëtar që i jep shpirt ekipit dhe tifozëve. Për shkak të tij unë kam refuzuar 55 milionë euro që do t’i kishim fituar me transferimin e tij,” ka thënë De Laurentis, duke mos treguar cili klub e ka bërë këtë ofertë.
Sulmuesi 25 vjeçar i përfaqësueses uruguajase është njëri ndër sulmuesit më të lakmuar në Serie A. Ai është golashënuesi i dytë në listën e më të mirëve të këtij stinori në Serie A me 13 gola të shënuara, pas Stephan El Shaarawyt të Milanit që ka 14 gola.