MAN UNITED - NEWCASTLE

REUTERS/Phil Noble
Shpëtimtari Chicharito
26 December, 2012 @18:36
Megjithëse Newcastle United doli tre herë në epërsi, në fund fitore shënoi ekipi i Manchester Unitedit. Djajtë e kuq fituan duelin kundër Newcastle-it, në ndeshjen ku kishte plotë shtatë gola.
Fitorja e Manchesterit u sigurua me golin e sulmuesit meksikan, Javier Hernandez, në minutat e fundit të ndeshjes, derisa në listën e realizatorëve u shënuan edhe Johnny Evans (25’), Patrice Evra (58’) dhe Robin Van Persie (71’). Kurse për mysafirët shënues ishin James Perch (4’), Evans autogol (29’) dhe Papiss Cisse (68’).
Me këtë fitore United vazhdon kryesimin në tabelë me 46 pikë të tubuara, ndërsa Newcastle mbetet në 20 pikë dhe gjendet afër zonës së rrezikshme.