SERBI

REUTERS/Toru Hanai
Arrestohen zyrtarë të Radnicki
26 December, 2012 @10:41
Zyrtarë të klubit futbollistik Radnicki janë arrestuar për shkak të korrupcioinit dhe mashtrimit.
Nënkryetari i klubit, Nebojsa Vasiljevic dhe sekretari gjeneral, Darko Stojanovic bashkë me agjentin e licensuar të FIFA-së, Zoran Pavlovic janë arrestuar pasi që dyshohen për transfer jo të rregullt të lojtarit Filip Kostic.
“Pas rregullitimit të transferit të Kosticit për në Groningen të Holandës, këtë vit, në shumë prej 1.25 milionë euro, treshja dyshohet se e ka privuar klubin për 550 mijë euro,” shkruan në njoftimin zyrtar të faqes së Ministrisë së Brendshme të Serbisë.
Radnicki, është kthyer në ligën elite të Serbisë stinorin e kaluar, ndërsa futbolli në Serbi është i kapluar nga dhuna dhe korrupcioni të cilat pakkush po i lufton.