SERIE A

REUTERS/Phil Noble
10-shja anti-Juve
25 December, 2012 @17:21
Corriere dello Sport ka dalë sot me një analizë për ekipet që janë në luftë kundër Juventusit për titullin e kampionit në Itali.
Aty janë listuar futbollistët që do të mund të shpërthejnë në pjesën e dytë të edicionit dhe ata të cilët do të mund të jenë përforcimet e tyre, që eventualisht do të mund të ndalin Juven në luftë drejt titullit kampion.
Ndër më interesantet prej dhjetëshes janë: kthimi i Wesley Sneijderit në ekipin bazë të Interit, transferimi i Mario Balotellit në Milan, rikthimi i Leite Kaka-së në Milan si dhe shpërthimi i Daniele De Rossit me Romën.
Të tjerët janë: Diakite (Lazio)/ shpërthim; Paulinho (Inter)/ transfer; Stevan Jovetic (Fiorentina)/ shpërthim; Armero (Napoli)/ transfer; Silvestre (Napoli)/ transfer dhe Bobadilla (Napoli)/ transfer.