SPAIN

REUTERS/Stefan Wermuth
Shpërblehet Michu
25 December, 2012 @16:32
Trembëdhjetë gola në 18 ndeshje në njërën ndër ligat më të forta të Michus assesi nuk do të shkojnë huq. Kalimi i tij nga Rayo Vallecano në Swansea ka qenë me shumë fat për spanjollin 26 vjeçar.
Vicente del Bosque, trajneri i përfaqësueses spanjolle, ka thënë se golashënuesi më i mirë i Premier League bashkë me sulmuesin e Celta Vigos, Iago Aspas, do të jenë pjesë e skuadrës spanjolle.
“Iago Aspas dhe Michu do të paraqiten,” ka thënë plaku për televizionin kombëtar spanjoll.
Të dy futbollistëve do t’i ipet rasti në ndeshje me Uruguajin që do të luhet në Doha të Katarit me 6 shkurt.
“Michu e meriton të shpërblehet për stinorin e tij fantastik. Të mbijetosh në atë ligë në një klub si Swansea, është diçka e veçantë,” ka thënë Del Bosque ndër të tjera për Michun, i cili me golin e tij në fundjavë ka kaluar edhe Robin Van Persien në krye të listës së golashënuesve të Premier League.