CRUYFF

REUTERS/Gustau Nacarino
Hegjemonia e Barçës, rrezik!
24 December, 2012 @20:59
Barcelona është duke e shijuar rekordin e ri në La Liga duke fituar 16 nga 17 ndeshje sa i kanë luajtur në total, ndërsa në anën tjetër kampionët në fuqi nuk janë edhe aq mirë me formën e tyre, duke pësuar humbje në katër ndeshje deri tani.
E Johan Cruyff një ish lojtar dhe legjendë e klubit katalonas, beson se i shkon në dëm të La Ligas, nëse nuk ka më dilema, edhe pse pas pushimit do të zhvillohen edhe XXI xhiro.
“Çka është shumë, është shumë! E vërteta është se kjo shkon në dëm të La Ligës”, tha Cruyff për Le Buteur.
“Pa dyshim se tifozët e Barcelonës janë të lumtur, mirëpo titulli kampion vlerësohet kur krijon më shumë tension e rivalitet, e në Spanjë nuk ka më dilema,” ka thënë ndër të tjera Cruyff.
Barcelona kthehet në akcion në derbin lokal kundër Espanyolit më 5 janar, ndërsa Reali pret Real Socieadidn një ditë më pas në Santiago Bernabeu.
Atletico Madridi mban pozitën e dytë në La Liga, nëntë pikë mbrapa Barcelonës dhe shtatë përpara Real Madridit, dhe ndeshje e tyre e parë në pjesën e dytë të stinorit do të jetë kundër Mallorcas si mysafirë.