VERRATTI

REUTERS
Talent i shkëlqyer
24 December, 2012 @13:15
Zlatan Ibrahimoviç dhe Marco Verratti, që të dy ishin transferuar në Paris Saint Germain verë të këtij viti. Dy futbollistët megjithëse ishin transferuar nga Italia, nuk njiheshin në mes veti, për shkak që luanin në divizione të ndryshme.
Verratti me lojërat e tij të mira ka befasuar Ibrahimoviçin, i cili këtë gjë e ka theksuar edhe në faqen zyrtare të ekipit të tij, PSG.
“Marco më ka befasuar mua tepër shumë. Derisa luaja stinorin e kaluar në Itali, unë nuk dija asgjë për të, sepse ai luante në Serie B. Por me angazhimin e tij, PSG ka bërë një investim tepër të mirë. Verratti është një talent i shkëlqyer. Ai vetëm ka nevojë për pak më tepër kohë, duke mos harruar se ende është vetëm 20 vjeçar,” ka thënë Ibrahimoviç.