BOJAN KRKIÇ

Getty Images
Nuk feston nëse shënon
24 December, 2012 @12:50
Njëra prej dueleve më interesante në 1/16 të Ligës së Kampionëve pritet të jetë përballja ndërmjet gjigantëve, Barcelona dhe Milan. Në këtë përballje, emocione të veçanta do të ketë futbollisti i Milanit, i cili ka luajtur edhe te Barcelona, Bojan Krkiç.
Sulmuesi 22 vjeçar ka thënë për të përditshmen spanjolle, Mundo Deportivo, se në qoftë se do të shënojë gol kundër Barcelonës, nuk do ta festojë këtë për shkak të respektit ndaj ish skuadrës së tij.
Krkiç ka luajtur te Barcelona në vitet 2007-2011, ku më pas kaloi te Roma, ndërsa në verë të këtij viti u huazua te skuadra rosonere.