Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHELSEA

Mbrëmja e rekordeve

REUTERS/Andrew Winning

Mbrëmja e rekordeve


24 December, 2012 @12:31

Pas eliminimit në Ligën e Kampionëve dhe humbjes së titullit në Kampionatin Botëror të Klubeve, Chelsea i ka kthyer sytë kah Premier League. Këtë më së miri e vërtetoi fitorja e tyre mbërmë më rezultat të thellë 8-0 kundër Aston Villas.

Ndërsa përveç kësaj fitoreje blutë e Londrës arritën t’i thyejnë edhe tetë rekorde të ndryshme.

1. Fitorja më e thellë e Chelseat në Premier League

2. Për herë të parë në histori të Premier League, në një ndeshje arritën të shënojnë shtatë lojtarë të ndryshëm të një ekipi.

3. Fernando Torres e realizoi golin më të shpejtë në karrierën e tij.

4. Aston Villa e përjetoi humbjen më të thellë të saj në histori të Premier Leagues.

5. Frank Lampard arriti të shënoj golin e tij të 130-të, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Chelseat në Premier League. Më parë këtë rekord e posedonte Bobby Tambling me 129 gola.

6. Goli i Lampardit po ashtu ishte edhe goli i tij i 100-të të shënuar në Londër, si dhe ndeshja e tij e 500-të në Premier League.

7. Chelsea e theu rekordin e më së shumti golave të shënuara në një vit kalendarik, duke i tundur portat e kundërshtarëve plot 134 herë, shtatë më shumë se rekordi i më parshëm.

8. Chelsea e përseriti rekordin e skuadrës Middlesbrough në vitin 2008, ku në një ndeshje u shënuan katër gola nga futbollistët brazilian.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League