Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREZANTOHET NË KRYEQYTETIN RUMUN

Rrahmani zyrtarisht i Rapidit

Rrahmani zyrtarisht i Rapidit


7 August, 2023 @15:29

Kontratë 3-vjeçare për futbollistin e deritashëm të Ballkanit, Albion Rrahmani, ndërsa Rapid nga Bukureshti e ka prezantuar sot lojtarin e ri të tyre.

Sulmuesi në fjalë është shprehur të jetë i lumtur që u bë pjesë e ekipit, ndërsa ka shtuar se dëshiron që të vërtetojë cilësitë e tij para publikut dhe klubit sa më shpejtë.

“Kam zgjedhur Rapidin për shkak të projektit që e kam parë. Projekti duket shumë i mirë dhe e ndjeva se më së miri është të jem këtu.” - ka thënë Rrahmani në deklaratën e parë të tij si lojtar i ri i ekipit rumun.

Ballkani ka përfituar rreth 700 mijë euro për lirimin e lojtarit dhe top-golashënuesit të Superligës nga stinori i kaluar me rastin e transferit të tij te Rapidi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga