Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERSTAR

Messi në pushim

REUTERS/Gustau Nacarino

Messi në pushim


26 December, 2012 @8:15

Ai ka arritur në Rosario, në vendlindjen e tij, në Argjentinë.

Lionel Messi do të qëndrojë aty deri më 2 janar kur duhet t’i kthehet stërvitjeve me Barcelonën.


Me shoqen e tij, Antonella dhe me djalin e tij dy muajsh Thiago, Messi për herë të parë do t’ua tregojë vogëlushin prindërve të tij.

Është nxehtë këtu, kohë e mirë dhe jam i kënaqur që Thiago do të takohet me gjyshërit e tij,” ka komentuar Messi në llogarinë e tij në Weibo.

Shumë rekorde kam thyer, tituj të fituar, mirëpo asgjë nuk ka qenë më e gëzueshme për mua sesa lindja e djalit. Kjo është mrekulli,” ka thënë superylli i sportit botëror, Leo Messi për të përditshmen katalonase sportive, El Mundo Deportivo.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga