MARCA

REUTERS/Ricardo Ordonez
Ekipi i vitit nga Marca
27 December, 2012 @19:53
Rreth 70,000 votues besohet se kanë klikuar në marca.com për ta zgjedhur XI më të mirë për vitin 2012.
Në këtë XI bëjnë pjesë dhjetë futbollistë nga La Liga ndërkohë që i vetmi që ka depërtuar nga një ligë tjetër është Philipp Lahm i Bayernit. Lojtarët e tjerë janë: Casillias, J.Alba, Pique, Ramos, Xavi, Xabi Alonso, Iniesta, Messi, Falcao dhe Ronaldo.
Nga shumica votuese, Casillias në përballje me Neuer ka fituar (74.6%), respektivisht (12%), në mbrojtje Lahm ka mbledhur (10.9%), Pique (12.5%), Jordi Alba (19%) ndërsa mbrojtësi më i votuar ishte Ramos me 20.2 %. Në anën tjetër Hummels (8.1%) dhe Pepe (7.6%) do të jenë mbrojtësit rezervistë.
Mesfusha është komplet spanjolle, me Xabi Alonson që mblodhi (11.8%), Xavi (22.4%) dhe Iniesta me (29.5%) duke kompletuar treshen në mesfushë. Pirlo (10%) dhe Silva (9.4%) do të jenë rezervistët e mesfushës.
Së fundi treshen e sulmit do ta mbyllin kush tjetër përveç tre golashënuesve më të mirë në planet: Messi(30,3%), Falcao (27.4%) dhe Cristiano Ronaldo mblodhi (20.3%). Sulmuesit rezervistë janë Ibrahimovic (7%) dhe Van Persie (4.7%).