SHAWN JONES
Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës
1 August, 2023 @11:06
Ish-reprezentuesi i natyralizuar i Kosovës, Shawn Jones, është bërë anëtari i ri i ekipit slloven, Olimpija. Njoftimin e ka dhënë Eurobasket, ndërsa Jones 31-vjeç tash e tutje do të jetë pjesë e të gjelbërve nga kryeqyteti slloven.
Jones ka qenë së fundi pjesë e Hapoel Haifa, ndërsa ka pasur mesatare me 11.4 pikë për ndeshje, 5.9 kërcime për ndeshje dhe 1 bllokadë për ndeshje. ◼️