AMERIKANI I PARË PËR SEZONIN E RI
I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray
1 August, 2023 @11:00
Pas njoftimit për trajnerin Audrius Prakuraitis dhe dyshen gjakovare që kanë vazhduar me klubin Atik Koshi dhe Don Polloshka, Vëllaznimi mbrëmë ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me basketbollin e huaj Jalen Ray.
Amerikani 24-vjeçar është cilësuar nga gjakovarët si përforcim i shkëlqyeshëm, derisa Jalen Ray së fundi ka luajtur në Angli për ekipin Surrey Scorchers. Ray njihet si asistues dhe koshashënues solid, ndërsa ka goditje precize nga largësia, që arrin mesatarisht 37.5% të gjuajtjeve të sakta.
“KB Vëllaznimi konfirmon se ka arritur marrëveshje lojtarin e parë të huaj, amerikanin Jalen Ray.
Jalen Ray është një playmaker i shlëqyeshëm i cili ka luajtur së fundmi në elitën e Britanisë së Madhe për Surrey Scorchers.
Ai është 24 vjeçar dhe dallohet për lojën e tij të kombinuar prej asistuesi dhe shënuesi. Ai ka një përqindje të lartë prej vijës së trepikëshit (37.5% 3pt FG).
Jalen Ray kompleton kështu përbërjen e playmakerëve të skuadrës tonë për fillimin e sezonit 2023/2024.” — ka shkruar njoftimi i KB Vëllaznimi.
Gjithashtu, gjakovarët ditë më parë bënë të ditur se siguruan edhe shërbimet e lojtarit të Kosovës U-20, Jon Ukaj, që vjen nga Giesse e Gjermanisë. ◼️