Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni


24 July, 2023 @11:03

Edhe një amerikan u zyrtarizua mbrëmë te KB Prizreni, ndërsa ai është Isaiah Kelly i cili vjen nga ekipi Yale që ka luajtur në NCAA-1. Kelly 23-vjeç aty luajti për 5 stinorë, ndërsa karakterizohet me atletizëm të nivelit të lartë, ka bërë të ditur njoftimi i klubit.

Kelly nuk do të jetë përforcimi i fundit i huaj i ekipit të Prizrenit, ndërsa në njoftim është bërë e ditur se gjatë javës do të bëjnë të ditur edhe lojtarin e huaj të radhës, për të kompletuar katërshen e të huajve në ekip për sezonin 2023/24.

Alo-qendra Kelly bëhet i huaji i tretë te Prizreni, pas Ryan Hughes dhe Ivan Koljevicit. Si risi në ekip është Musab Mala, ndërsa lojtarët bazë të skuadrës kanë rinovuar kontratat, si Ajazaj, Zenelaj, etj. ◼️

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga