FLET KAPITENI
Dardan Berisha: Palestra të jetë plotë, japim 100%
17 July, 2023 @16:38
Kapiteni i reprezentacionit të Kosovës, Dardan Berisha, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Zvicrës në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2025 ka thënë se ekipi do të jep 100% nga vetja në këtë përballja, derisa pret që palestra të jetë e mbushur në Prizren.
Gjithashtu, Berisha ka shtuar se Kosova është tash më e fortë, pasi që në ekip janë rikthyer Lis Shoshi dhe Dardan Kapiti.
“Nuk ka qenë lehtë, pasi ka qenë 2 muaj pushim, por besoj se jemi gati dhe do të japim maksimumin. Të mërkurën është ndeshja e parë dhe tepër me rëndësi me ne. Përkrahja nga tifozët është shumë e rëndësishme për ne. Kushtet kanë qenë të mira nga ana e FBK-së dhe me punën e trajnerit që ka bo, jemi gati. Besoj që palestra do të jetë e mbushur dhe do të kemi përkrahjen e tyre. Ne do të japim 100 % nga vetja jonë. Mendoj se jemi më të fortë se herët e kaluara, pasi Lisi (Shoshi) dhe Dardani (Kapiti) janë rikthyer në kombëtare. E rëndësishme për ne është të luajmë lojën tonë”, deklaroi Berisha.
Kosova për herë të parë luan në Prizren, ku Dardanët fillimisht ndeshen me Zvicrën, më 19 korrik, kurse më pas janë mysafirë të Danimarkës, më 26 korrik dhe 29 korrik ndaj Zvicrës. Ndeshja e fundit do të jetë më 5 gusht ndaj Danimarkës. Vetëm vendi i parë kualifikohet tutje nga grupi.◼️
BILETAT PËR NDESHJEN KOSOVA-ZVICRA