Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEMEDI TE YLLI!

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli


17 July, 2023 @23:19

Basketbollisti që mbron ngjyrat e Maqedonisë Veriore, Rrezart Memedi, ka lënë Prishtinën ku luajti në stinorin e kaluar për tu bërë pjesë e Yllit.

Shuteri 191-centimetra i gjatë dhe 20-vjeçar tash e tutje do të jetë pjesë e dy herë kampionit të Kosovës, ndërsa në stinorin e kaluar te Prishtina në 30 ndeshje pati mesatare prej 15.9 minutash për lojë, 6.8 pikë, 0.8 asistime dhe 1.7 kërcime.

Rrezart Memedi

Memedi edhe pse i ri në moshë, ka fituar përvojë edhe në gara ndërkombëtare duke qenë se luajti me Prishtinën edhe në FIBA Europe Cup në stinorin e kaluar si dhe në ligën ENBL.

Së fundi, shkupjani Memedi në evropianin U-20 me Maqedoninë Veriore ka pasur mesatare prej 23.7 minutash për ndeshje, 9 pikë, 0.1 asistime dhe 2.3 kërcime për lojë.

Rrezart Memedi

“Rrezart Memedi bashkohet me ne!
Rrezarti vitin e kaluar luajti me mesatare prej 15 minuta 6 pike, 1 kercim, 1 asistim per ndeshje ku kishte me saktesi per 3 pike prej 43 %.
Mire se vjen Rrezi!”
— shkroi shkurt Ylli në njoftimin për ardhjen e basketbollistit në ekip.◼️


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga