Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FAVORIT MYSAFIRËT

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

Nga përgatitja e zviceranëve/ Foto: TOPSPORTI/ A. P.

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës


19 July, 2023 @11:07

Para përballjes së parë të Kosovës në parakualifikime për Eurobaskeet 2025, bastoret e ndryshme veçse kanë përcaktuar kuotat e ndeshjes, ndërsa Zvicra si bartëse e grupit është favorite e lehtë ndaj Kosovës.

Dueli që luhet sonte prej 20:45 në Sezai Surroi të Prizrenit, pritet të ketë palestrën përplot, ndërsa fitorja e Zvicrës është kuotuar me 1.70 në këtë ndeshje, ndërsa ajo e Kosovës me 2.00.

Në anën tjetër, sa i përket pikëve të shënuara në ndeshje, bastoret parashohin që ndeshja me më shumë gjasa të përfundojë me mbi 147.5 pikë të shënuara në total, ku nëse vihet basti për nën 147.5 pikë të shënuara në ndeshje kuota është 2.30, ndërsa për mbi 147.5 pikë të shënuaëra në ndeshje kuota është 1.55.

Pas duelit të sontëm ndaj Zvicrës, orari i ndeshjeve të Kosovës në Grupin C parakualifikues, ku vetëm fituesi i grupit shkon përpara është:

26 korrik, Danimarka-Kosova;
29 korrik, Zvicra-Kosova;
5 gusht, Kosova-Danimarka.◼️


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga