Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FLET SELEKTORI

Rami Hadar: Më të mirën për rezultat pozitiv

Foto: FBK

Rami Hadar: Më të mirën për rezultat pozitiv


17 July, 2023 @16:44

Trajneri izraelit i Kosovës, Rami Hadar, ka thënë se në debutimin e tij me Kosovën si selektor pret që ekipi të jep maksimumin në fushë të lojës, ashtu që kombëtarja të dalë me rezultat pozitiv nga ndeshja.

Në konferencën e sotme për shtyp, Hadar ka bërë të ditur se ka qenë i kënaqur nga përgatitjet që janë bërë dhe angazhimin e lojtarëve aty.

“Mund të them se jam i kënaqur me angazhimin e basketbollistëve në stërvitje dhe kushteve të ofruar nga Federata e Basketbollit e Kosovës. Kemi analizuar sa kemi mundur Zvicrën, ku njohim lojtarët dhe trajnerin. Do të japim më të mirën për rezultat pozitiv”, nënvizoi ai.

Kosova për herë të parë luan në Prizren, ku Dardanët fillimisht ndeshen me Zvicrën, më 19 korrik, kurse më pas janë mysafirë të Danimarkës, më 26 korrik dhe 29 korrik ndaj Zvicrës. Ndeshja e fundit do të jetë më 5 gusht ndaj Danimarkës. Vetëm vendi i parë kualifikohet tutje nga grupi.◼️

BILETAT PËR NDESHJEN KOSOVA-ZVICRA


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga