Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BILETAT PËR NDESHJE

Dalin në shitje biletat për Kosova-Zvicra

Foto: FBK

Dalin në shitje biletat për Kosova-Zvicra


17 July, 2023 @16:16

Derisa basketbollistët po vazhdojnë stërvitjet ndeshja është afruar, kurse FBK ka bërë të ditur sot se biletat për ndeshjen Kosova - Zvicra, dalin në shitje pasditen e sotme.

Kosova dhe Zvicra do të ndeshen në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2025, ndërsa për herë të parë timonier i Kosovës do të jetë Rami Hadar, që bëri Pejën kampione të Kosovës në stinorin e kaluar në Superligë.

Kosova vs. Switzerland

Basketbollistët e Kosovës janë shprehur të jenë të gatshëm për përballjen, që do të zhvillohet më 19 korrik me fillim prej orës 20:45 në Sezai Surroi të Prizrenit. Gjithashtu, për Kosovën kjo do të jetë ndeshja e parë që luhet në Prizren si vendas. Deri tash kombëtarja dardane ka luajtur në Prishtinë e Mitrovicë si vendas.

Sipas njoftimit, në Prizren biletat do të shiten në Shadërvan prej orës 17:30 deri në orën 21:30 në Shadërvan. Kurse në Prishtinë te amfiteatri i sheshit Zahir Pajaziti. Çmimi i biletës është 3 euro. Ndërsa FBK ka shkruar në njoftim se Kosovës i duhet përkarhja nga tribunat, për të nisur mbarë ciklin parakualifikues.◼️


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga