Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VIZITË E RËNDËSISHME PËR FEDERATËN

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

Foto: FBK

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra


Teksti: FBK

18 July, 2023 @22:33

Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak do të qëndrojë për një vizitë një ditore (e mërkurë) në Kosovë.

Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës fillimisht do të vizitojë zyrat e FBK-së dhe më pas do të ketë një drekë pune me Komitetin Ekzekutiv të FBK-së.

Novak do të jetë i pranishëm në ndeshjen Kosova-Malta që zhvillohet në kuadër të Kampionatit Evropian, Divizioni C për meshkuj U16. Ky takim zhvillohet nga ora 17:30 në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

Pas kësaj sfide, Kamil Novak udhëton në Prizren, i shoqëruar nga zyrtarët e lartë të FBK-së, ku do të ndjek nga afër përballjen mes Kosovës dhe Zvicrës, në kuadër të Rrethit të Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025.

Vizita e Novak-ut dëshmon për përkrahjen nga FIBA Evropa për FBK-në dhe basketbollin e Kosovës. Në tetor të vitit të kaluar vendin tonë e kishte vizituar Andreas Zagklis, Sekretari Gjeneral i FIBA Botës.◼️


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga