Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PERFORMANCAT MË TË MIRA INDIVIDUALE

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

Fotot: FIBA

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës


20 July, 2023 @12:14

Përballja e mbrëmshme e Kosovës ndaj Zvicrës që përfundoi me fitore të Dardanëve në ndeshjen e parë të luajtur në Sezai Surroi jep shpresa për ndeshjen e radhës që e kanë ndaj Danimarkës.

Përkundër se Zvicra nuk ishte në nivel të lojës mbrëmë dhe Kosova shkoi lehtë te fitorja, një gjë që u pa në ndeshje është se angazhimi i basketbollistëve ishte i madh, përkundër të gjithave.

E në këtë performancë, sipas statistikave më i dalluari në ndeshje ka qenë ylli mitrovicas i Kosovës, Drilon Hajrizi, që arriti kuotën 25 të efiçencës në këtë duel, para Dominic Artisit që arriti kuotën 24, dhe Dardan Berishës që arriti në 20.

Hajrizi ishte lojtari i vetëm te Kosova që luajti me double-double prej 14 pikësh e 12 kërcimesh (11 prej tyre në mbrojtje), ndërsa bëri edhe 2 asistime në fitoren 76-49 të Kosovës ndaj Zvicrës.

Dominic Artis

Artis, që debutoi te Kosova si i natyralizuar i ri në ekip, luajti me 19 pikë, 6 asistime e 2 kërcime, ndërsa Dardan Berisha ishte në standardin e tij me 20 pikë të shënuara (më së shumti në ndeshje) me 4/7 shut për tri pikë (57% saktësi), ku bëri edhe 1 asistim e 2 kërcime.

TOP-3 PERFORMANCAT TE KOSOVA:

1. Drilon HAJRIZI - EFF. 25
2. Dominic ARTIS - EFF. 24
3. Dardan BERISHA- EFF. 20◼️

Dardan Berisha


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga