PLAY ME PËRVOJË
Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës
30 July, 2023 @11:43
Basketbollisti që luan për reprezentacionin e Britanisë së Madhe, Devon Van Oostrum, është lojtari i ri i Trepçës. Playmakeri 193-centimetra i gjatë vjen te nënkampionja e Kosovës pas një karriere të pasur në Evropë, ku ka qenë pjesë e Baskonia, Cibona, MZT, Den Bosch, Koroivos, etj. ndërsa së fundi ka mbrojtur ngjyrat e ekipit sllovak, Levice.
I lindur në Groningen të Holandës, i natyralizuar për Britaninë në reprezentacion 30-vjeçari në stinorin e fundit te Leviceja sllovake ka pasur mesatarisht 26.7 minuta për ndeshje, ka dhënë 10.6 pikë për lojë, ka bërë 5.1 asistime për lojë dhe ka regjistruar 4.5 kërcime për lojë.
Ai bëhet lojtari i dytë i huaj që Trepça e ka zyrtarizuar për stinorin 2023/24 të Superligës dhe garave evropiane ku do të merr pjesë. Mitrovicasit në stinorin e kaluar fituan Kupën e Kosovës dhe arritën finalen e Playoffit ku në një seri të paharrueshme u mposhtën 3-2 në fund nga Peja, që u bë kampione.
Gjelbërezinjtë pasi që kanë prezantuar si trajner Adis Beciragicin me të përfunduar stinori i kaluar, si risi deri tash kanë zyrtarizuar vetëm ardhjen e alos Kevin Bracy-Davis dhe me sot edhe playit Devon Van Oostrum. ◼️