Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MITROVICË

Kevin Bracy-Davis — lojtar i ri i Trepçës

Kevin Bracy-Davis — lojtar i ri i Trepçës


15 July, 2023 @12:54

Nënkampionja dhe fituesja e Kupës së Kosovës nga stinori i fundit, KB Trepça ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan Kevin Bracy-Davis, të cilin e ka zyrtarizuar mbrëmë si ardhje të ri në ekip.

Aloja amerikane 202-centimetra e gjatë është 28-vjeçar, ndërsa në stinorin e fundit ka qenë pjesë e ekipit austriak, Klostenerneuburg. Aty ai ka pasur mesatare prej 31.5 minutash për lojë, duke shënuar 21 pikë për ndeshje, duke realizuar 2.1 asistime dhe 4.6 kërcime për ndeshje.

Bracy-Davis është kështu lojtari i parë i zyrtarizuar te Trepça për edicionin e ri të garave të Superligës 2023/24. Deri tash mitrovicasit kanë bërë të ditur vetëm trajnerin e ri në ekip, Adis Beciragic, që la Yllin për të kaluar te Trepça.

Para klubit austriak në fjalë, aloja nga Cincinnati, Ohio, ka luajtur për Caen 2021/22, Ura 2020/21, Saskatchewan Rattlers 2020, etj.◼️


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga