Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ME SHPRESA

Suhareka pa humbje, niset për fazën e dytë përgatitore në Mavrovë

Suhareka pa humbje, niset për fazën e dytë përgatitore në Mavrovë


1 August, 2023 @11:42

Skuadra e Suharekës që po drejtohet nga trajneri Granit Begolli ka kaluar pa humbje testet miqësore të zhvilluara gjatë javëve të kaluara. Ekipi i ri-emërtuar ka bërë të ditur se sot do të niset për fazën e dytë përgatitore për në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut.

Në pesë miqësore të zhvilluara Suhareka me kontigjentin e afruar të lojtarëve është treguar e fortë për kategorinë e saj, ndërsa ka shënuar katër fitore në ato ndeshje, duke barazuar vetëm me Ferizajin.

REZULTATET E MIQËSOREVE TË FC SUHAREKA:

Prizreni 0-1 Suhareka,
Shkëndija 1-2 Suhareka,
2 Korriku 0-2 Suhareka,
Ferizaji 0-0 Suhareka,
Rilindja 1974 0-1 Suhareka. ◼️


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë