Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SKENDERAJ

Pas trajnerit, Drenica prezanton lojtarët

Fotot: KF Drenica/faqjazyrtare/fb

Pas trajnerit, Drenica prezanton lojtarët


24 July, 2023 @16:49

Ditë më parë skuadra e Drenicës ndërroi kryesinë e klubit. Pas dorëheqjes nga detyra e kryetares Mihane Kodra-Bekteshi dhe duke zgjedhur kryetarin e ri Gëzim Ramadani, KF Drenica prezantoi edhe trajnerin e ri të ekipit.

Kuqezinjtë nga Skenderaj nuk vazhduan me Bledar Devollin, që kishte marrë drejtimin e ekipit në dy muajt e fundit në Superligë dhe ranë nga Superliga. Tash, në Ligë të Parë — Grupi A, ekipin do ta drejtojë trajneri i njohur Sunaj Keçi.

Shkelzen Lushtaku @ Drenica

Keçi 55-vjeç disponon me licencën A të UEFA-së për trajner, ndërsa së fundi ka qenë i angazhuar te Llapi në Superligë si ndihmës-trajner i Tahir Batatinës. Marrëveshja me Keçin është një sezonale.

Ardian Hoti @ Drenica

E pas tij, ekipi nisi të njoftojë për renovime e risi në ekip. Kështu, së pari kapiteni Shkëlzen Lushtaku vazhdoi edhe për një sezon me ekipin, ndërsa pas tij edhe Ardian Hoti. Pak më parë, ekipi bëri të ditur se nënshkroi edhe me Visar Berishën, që në stinorin e fundit mbrojti ngjyrat e Lirisë së Prizrenit.

Visar Berisha @ Drenica

Në ndërkohë, ekipi do të lëshojë edhe njoftime për lojtarët tjerë që do të angazhohen në stinorin e ri. Ndërsa është karakteristike se Drenica prej se ishte bërë pjesë e Superligës pas luftës së 1999 për herë të parë ka rënë nga elita e futbollit të Kosovës.◼️


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë