Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VAZHDOJNË ME PËRFORCIME

5 përforcime tjera te Phoenix

5 përforcime tjera te Phoenix


18 July, 2023 @17:02

Skuadra e Phoenix që garon në Ligën e Parë — Grupi A ka bërë të ditur sot se ka arritur marrëveshje me futbollistë të rinj, që do të vinë si përforcime në ekip.

Phoenix, që përfundoi i treti në Ligën e Parë — Grupi A gjatë stinorit të kaluar, nën drejtimin e Gani Sejdiut kësaj radhe do të tentojë t’i kap dy vendet e para, ku i pari shkon në Superligë direkt, ndërsa i dyti luan dy ndeshje barazhi për të siguruar elitën e futbollit kosovar.

Avdullah Lushi, Herolind Lushi, Leutrim Kadria, Rigers Musaraj dhe Albi Shpuza janë lojtarët që kanë arritur marrëveshje me ekipin në fjalë. Dy të parët, vëllezër, vinë nga skuadra KF Dardania, ndërsa Phoenix i konsideron ata talentë, qendërmbrojtësi Kadria vjen prej KF Rahovecit, Musaraj vjen prej ekipit të shpresave të Vllaznisë së Shkodrës dhe luan në sulm, njëjtë sikurse edhe Shpuza që pos Vllaznisë, ka luajtur edhe për Shqipërinë U-19 e U-21.◼️


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë