Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINË

2 Korriku me katër përforcime

2 Korriku me katër përforcime


13 July, 2023 @15:18

Gjatë javës që e lamë pas, nuk ka qëndruar “thatë” në tregun e përforcimeve as 2 Korriku, që ka njërën ndër shkolla më të spikatura të futbollit në vend.

Ekipi prishtinas, ka bërë të ditur se ka përforcuar radhët e veta me futbollistët: Ardit Gashi, Edon Zeqiri, Enes Duraku dhe Albert Stublla. Të katërtit janë prezantuar ndaras.

Ndërkaq në njoftime për lojtarët, është shkruar:

Ardit Gashi, sulmuesi qendror, që në edicionin 2023/24 do të vishet me fanelën e klubit nga Arbëria e kryeqytetit, së fundmi u aktivizua për skuadrën e Rahovecit që po ashtu garon në Ligën e Parë të futbollit kosovar, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e ekipeve tjera kosovare, si: Ramiz Sadiku, Drenasi e Vjosa.

Ardit Gashi

Mesfushori 33-vjeçar, Edon Zeqiri, fanelën e klubit kryeqytetas do ta vesh pas aventurës në klubin e Rahovecit, kurse në të kaluarën e largët ka mbrojtur edhe ngjyrat e skuadrës llapjane të Llapit.

Edon Zeqiri

Futbollisti Duraku rikthehet në klubin nga kryeqendra, ku kishte kaluar tri vite si pjesëtar i shkollës së futbollit, për të kaluar më pas në klubin nga Obiliqi, FC KEK-u, ku edhe ka debutuar si futbollist senior në garat që lam pas, po me skuadrën nga qyteti i “Elektricistëve” në garat e Ligës së Dytë të futbollit në Kosovë.

Enes Duraku

Futbollisti 26-vjeçar, Albert Stublla, që mund të angazhohet në secilën pozitë të mbrojtjes, do të bashkohet me skuadrën ditëve në vijim dhe do të çojë në katër numrin e përforcimeve të deritanishme për skuadrën e drejtuar nga kryetrajneri Besim Ademi.◼️

Albert Stublla

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë