Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRFORCIM TE RAMIZ SADIKU

Etrit Halimi kalon te Ramiz Sadiku

Etrit Halimi kalon te Ramiz Sadiku


17 July, 2023 @22:59

Mbrojtësi Etrit Halimi është anëtar i ri i Ramiz Sadikut, ka zyrtarizuar ekipi në fjalë lojtarin sot. Së fundi, futbollisti që mbrojti ngjyrat e Vushtrrisë, do të kalojë në Prishtinë për tu bërë pjesë e “industrialistëve”.

Kontrata që ka nënshkruar Halimi me Ramiz Sadikun është një-vjeçare, ndërsa klubi e ka cilësuar atë si futbollist të mirë me super-paraqitje gjatë stinorit të kaluar.

ETRIT HALIMI, nënshkuruan kontratë për një vit me KF Ramiz Sadiku!
Edhe super futbollisti Etrit Halimi, pas super paraqitjeve në stinorin e kaluar me FC Vushtrria nënshkruan për 1 vit me klubin tonë drejt synimeve të reja.
” — ka shkruar njoftimi i Ramiz Sadikut sot.

Ramiz Sadiku garon në Ligën e Parë — Grupi B, ndërsa këtë stinor do të drejtohet nga ish-trajneri i Vushtrrisë, Alban Dragusha, që ka marrë timonin e skuadrës prishtinase për edicionin 2023/24 të garave.◼️


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë