Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRFORCIME SHTESË DHE VAZHDIME TE VJOSA

Vjosa përforcohet me dy, vazhdon me lojtarët kryesorë

Futbollisti i njohur i shumë ekipeve të Superligës, Astrit Fazliu, duke u prezantuar si pjesë e FC Vjosa për edicionin 2023/24/ Foto: FCVjos

Vjosa përforcohet me dy, vazhdon me lojtarët kryesorë


18 July, 2023 @17:03

Skudra e Vjosës së Shtimes gjatë ditëve të kaluara ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Astrit Fazliun, lojtar me përvojë nga Superliga dhe fitues i titujve kampioni, ndërsa pos tij ka siguruar edhe sulmuesin e krahut Bardh Bylykbashi nga Flamurtari i Vlorës.

Pos dyshes në fjalë, ekipi që në stinorin e kaluar ishte për herë të parë në Ligën e Parë — Grupi B dhe luajti mirë nën drejtimin e Leotrim Krasniqit, ka vazhduar me portierin Armend Miftari, sulmuesin Drin Ymeri, mesfushorin Albinot Kozmaqi dhe mbrojtësin Bashkim Selimi. 

Përndryshe, ditë më parë Vjosa ka bërë të ditur se ka nisur përgatitjet për stinorin 2023/24 në Ligë të Parë — Grupi B.◼️


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë