MITROVICË
Trepça vazhdon me dy lojtarët e dalluar
24 July, 2023 @17:09
Skuadra e Trepçës që do të vazhdojë të garojë në Ligën e Parë — Grupi A sot ka bërë të ditur se ka vazhduar kontratat me dy nga lojtarët më të dalluar të ekipit.
Mitrovicasit, që tashmë po kalojnë stinorin e pestë në Ligë të Parë, kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me mesfushorin e tyre Liridon Voca, për të vazhduar me Trepçën edhe për një sezon.
Njëjtë, ekipi ka bërë të ditur se me skuadrën vazhdon edhe qendër-sulmuesi i dalluar i ekipit, Moustapha Ahmed Ba. Senegalezi 25-vjeç ka qenë njëri ndër më të dalluarit në stinorin e kaluar.
Në ndërkohë mbetet të shihet se cilat do të jenë risitë tjera për ekipin që për shkak të gjendjes së mjerueshme në stadiumin Adem Jashari, ndeshjet si vendas po i luan në stadium me bar sintetik. ◼️