Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MITROVICË

Trepça vazhdon marrëveshjet me pjesën më të madhe të skuadrës

Trepça vazhdon marrëveshjet me pjesën më të madhe të skuadrës


29 July, 2023 @11:20

Pas njoftimit për vazhdimin me dyshen Moustapha Ahmed Ba dhe Liridon Voca, Trepça ka bërë të ditur se ka vazhduar me pjesën më të madhe të ekipit kontratat edhe për stinorin 2023/24, ndërsa ka siguruar edhe shërbimet e një futbollisti të quajtur Gabriel Coutinho.

Kështu, Dijar Mustafa, Edmond Turku, Arben Beqiri (p), Ardian Neziri, Edis Ahmeti, Januz Miftari (p), Ardit Miftari, Edvin Çeshko, Arlind Syla, Endrit Emini, Urim Veliu, Kushtrim Haxha, Alban Kelmendi, Sherif Fetahi, Florent Hyseni, Bekim Ferizi, Haris Kadriu (p), Sead Isufi, Adenis Mehmeti - janë lojtarët që kanë vazhduar marrëveshjen me ekipin që u drejtua nga dyshja e ish-futbollistëve të dikurshëm mitrovicas, Emin Baliqi dhe Shpëtim Fetahu.

Trepça garon në Ligën e Parë - Grupi A, ndërsa në xhiron e parë të stinorit 2023/24 do të ndeshet me Rilindjën 1974. ◼️


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë