Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARAKUALIFIKIMET PËR EUROBASKET 2025

Danimarka bindshëm ndaj Kosovës, siguron biletën e fundit kualifikuese

Fotot: FIBA

Danimarka bindshëm ndaj Kosovës, siguron biletën e fundit kualifikuese


5 August, 2023 @23:42

Me një performancë bindshëm më të mirë sesa Kosova, sonte në Sezai Surroi të Prizrenit, Danimarka siguroi biletën e fundit nga cikli parakualifikues drejt kualifikimeve për Eurobasket 2025.

Danezët u treguan të fortë për Kosovën që në fillim të ndeshjes. Pas rreth 8-minutash lojë rezultati kishte arritur në 10-21 në të mirë të tyre, ndërsa Kosova s’arrinte të shpërthejë mbrojtjen e “vikingëve”. As shutimet nuk funksiononin. Totali për tri pikë në përqindje, 18.8% saktësi.

Drilon Hajrizi

Më tej, përkundër të gjithave - u pa që Dardanët nuk ishin në ditën e tyre për të bërë më shumë, kurse dallimi u shtua e deri në fund u bë 25 pikë më shumë në të mirë të Danimarkës, që me plotë meritë kaloi tutje si fituese e Grupit H me fitoren 63-88 ndaj Kosovës dhe me bilanc perfekt në grup, 4 ndeshje 4 fitore.

Gabriel Lundberg ka qenë më i miri te Danimarka. Ai dha 28 pikë e bëri 5 asistime e 5 kërcime në këtë fitore. 17 pikë të tjera i shënoi Bakary Dibba, ndërsa bëri edhe 7 kërcime.

Dardan Berisha

Te Kosova vetëm dy lojtarë arritën të shënojnë pikë dyshifrore. Dominic Artis 11 dhe Muhamedali Janjeva po aq. Të tjerët përkundër mundit të treguar, nuk arritën të bëjnë më shumë.

Me këtë, Kosova me bilanc 2-2 mbyll ciklin kualifikues për Eurobasket 2025, ndërsa mbetet punë e madhe për tu bërë në këtë sport për kombëtaren seniore, pasi që as gjeneratat e reja nuk është se shënuan rezultate të mira në kampionatet përkatëse të divizioneve të tyre në kuadër të FIBA Europe.

TABELA PËRFUNDIMTARE:


GRUPI H PARAKUALIFIKUES

1. Danimarka 4-0 /// 8 pikë
2. Kosova 2-2 /// 6 pikë
3. Zvicra 0-4 /// 4 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga