Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS PËSHTYMJES

I zbutet suspendimi

REUTERS

I zbutet suspendimi


28 December, 2012 @10:59

Gjyqi Arbitrar vendosi që futbollisti portugez i Fenerbahçes, Raul Meireles, të mos ketë pështyrë gjyqtarin e ndeshje në derbin e madh kundër Galatasarayit, të cilën kanarinat e humbën.

Meireles, i cili ishte suspenduar për 11 ndeshje moslojë nga Komisioni Disciplinor i Federatës së Futbollit Turk (TFF), tashmë do të mungojë vetëm 4 ndeshje për kanarinat e Fenerit.

Kundërshtari i përbetuar i tyre, Galatasary, që e fitoi derbin është ankuar ashpër për këtë vendim të Gjyqit.

Mosmarrja parasysh e raportit të gjyqtarit të ndeshjes të shkruar nga vetë gjyqtari është një goditje e fortë për drejtësinë sportive si dhe më tepër vë në pikëpyetje drejtësinë në vendin tonë,” shkruan ndër të tjera në reagimin e kuqeverdhëve nga Stambolli.

Shikoni videon mëposhtë për të parë momentin e kontestueshëm nga Raul Meireles dhe gjyqtari Halit Ozkahya.


 
Të gjitha lajmet nga