Arsim Abazi zyrtarizohet te Dinamo

Dinamoja e Ferizajit që vjeshtën e kreu në vend të tretë të renditjes tabelare të Ligës së Parë nën drejtimin e Leotrim Krasniqit, ka zyrtarizuar trajnerin Arsim Abazi si shef të ri të shtabit teknik.

Pasi që Krasniqi u largua nga ekipi për t’iu bashkuar radhëve të Vëllaznimit, Dinamoja nuk u desht të kërkojë shumë, pasi që zgjodhi ferizajasin e njohur, Arsim Abazi.

Ky i fundit, ka qenë pjesë e FC Ferizaji deri vonë në Superligë, ndërsa pas largimit nga aty, Abazi ishte i lirë. E Dinamoja nuk e humbi këtë rast, duke e zyrtarizuar atë sot.

TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË

“FC Dinamo Ferizaj me krenari dhe kënaqësi të madhe njofton se Arsim Abazi është emëruar zyrtarisht trajner i skuadrës për stinorin pranveror të garave kampionale 2025/2026.
Arsim Abazi vjen në krye të ekipit tonë me një përvojë të jashtëzakonshme profesionale. Karrierën si trajner e ka nisur në FC Ferizaj, ndërsa ka qenë edhe selektor i Përfaqësueses së Kosovës U17, duke dëshmuar vizion, përkushtim dhe aftësi në zhvillimin e futbollistëve të rinj.
Gjatë karrierës së tij, Abazi ka drejtuar skuadra me emër si KF Trepça ’89, KF Arbëria, si dhe së fundmi FC Ferizaj, duke lënë gjurmë me punën dhe profesionalizmin e tij.” – shkroi ndër të tjera Dinamo në njoftim.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live