
Lajmet kryesoreNdërkombëtare
Barcelona fiton me përmbysje
Barcelona ka shënuar fitore me përmbysje mbrëmë në kuadër të ndeshjes së xhiros së gjashtë të LaLigës, duke e mposhtur Oviedon e rikthyer në elitë pas 25 vitesh.
Pritjet e jashtëzakonshme në pjesë të parë të portierit vendas, Aaron Escandell, nuk kanë mjaftuar për pjesë të dytë, ku katalonasit shënuan falë goditjeve me kokë drejt portës, për të përmbysur rezultatin në 1-3.
Krejt kjo, pasi që vendasit me rezistencën e madhe në pjesë të parë, shënuan një gol nga largësia pas pasimit të gabuar të portierit të Barcelonës, Joan Garcia.
Fitorja, bën që Barcelona të mbajë hapin me liderin Real Madrid që ka pikë maksimale pas gjashtë xhirosh, 18. Katalonasit e drejtuar nga Hansi Flick kanë 16.