Bashkimi fiton Superkupën për herë të parë në histori!

Bashkimi është fitues i Superkupës së Kosovës në basketboll, pas një ndeshjeje dramatike, që në sekondat e fundit të duelit shkoi në vazhdime me pikë të pabesueshme nga të dyja palët.
Prizrenasit pastaj në vazhdime morën lojën më në kontroll, për ta fituar duelin dhe trofeun e parë të Superkupës në histori me rezultat 93-103.

Bashkimi u tregua shumë më i koncentruar në vazhdime, për të bërë dallimin dhe për të hyrë në minutën e fundit të lojës qetë, para se të arrinte suksesin historik.

Para asaj, dramë e pabesueshme. Trepça në pjesën më të madhe të ndeshjes në avantazh, ndërsa 9 sekonda para fundit të lojës Mikaile Tmusic nuk arrin të shënojë për tre pikë pranë rezultatit 84-84.

Shannon Shorter në atë që mendohej të ishte sulmi i fundit shuton prej 8 metrash për të dhënë trepikësh që çoi në festë prizrenasit, 84-87, ndërsa kishin mbetur edhe 1.6 sekonda lojë deri në fund të ndeshjes.

Të gjithë të Bashkimit festonin, ndërsa aksioni i fundit i Trepçës ka bërë që Dardan Kapiti të shutojë prej gjysmës së fushës për të çuar ndeshjen në vazhdime, kur shënoi për 87-87! Kësaj radhe, festuan mitrovicasit arritjen e vazhdimeve!

Në vazhdime ishte tregim tjetër, ku portokallezinjtë shkuan disi pa probleme drejt finalizimit të lojës për ta fituar trofeun e parë të këtij stinori, të parin të tillë në histori të tyre, ndërsa emrat e lojtarëve në këtë ndeshje dhe të trajnerit Igor Jovovic, do të duhej të shkruheshin me shkronja të arta në historinë e klubit.

 

 

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live