Shqipëria pa problem ndaj San Marinos, merr kryesimin e grupit

Kuqezinjtë pritshëm kanë shënuar fitore ndaj San Marinos në San Marino sonte, ku gjëja e vetme që nuk dihej ka qenë rezultati i saktë përfundimtar i fitores.

Dy gola të shpejtë në gjysmëorëshin e parë të ndeshjes rehatuan ekipin e Rolando Maranit me 0-2 kur Ansi Mehmeti dhe Myrto Uzuni shënuan, ndërsa në pjesë të dytë Rey Manaj vulosi epilogun e takimit për përfundimtaren, San Marino – Shqipëria 0-3 [Mehmeti 21′, Uzuni 27′, Manaj 65′].

Fitorja ka bërë që Shqipëria të dalë e para në grupin e saj të Ligës C të Kombeve, pasi që para kësaj ndeshjeje Finlanda barazoi me Bjellorusinë, 0-0!

REZULTATET E SOTME:

Finlanda – Bjellorusia 0-0
San Marino – Shqipëria 0-3

TABELA AKTUALE:

1. Shqipëria 6p.
2. Finlanda 4p.
3. Bjellorusia 1p.
4. San Marino 0p.

NDESHJET E RADHËS:

6 tetor, Finlanda – Shqipëria
6 tetor, Bjellorusia – San Marino.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live