
FBK Superliga
Shannon Shorter MVP i finales së Superkupës
Basketbollisti i Bashkimit, i cili është në ekip prej stinorit të kaluar, Shannon Shorter, është shpallë MVP i finales së Superkupës. Shorter, ndër të rrallët në basketbollin e Kosovës prej të huajve që mbijeton në ekip përmbi një stinori, ka qenë vendimtar për Bashkimin në trofeun e parë dhe historik të tyre të Superkupës.
Ai pos që ka qenë më i miri sa i përket indeksit dhe statistikave, ka qenë edhe njeriu që mori përgjegjësinë për sulmin e fundit në kohë të rregullt, në atë që u festua pak, kur 4 sekonda para finishit shutoi prej mbi 8 metrash për të dhënë 3 pikësh.
Përndryshe, në total ai kreu finalen 45 minutëshe me 23 pikë të shënuara, 4 asistime e 13 kërcime. Vodhi 3 topa nga kundërshtari, kurse shutoi 5/8 për tri pikë.

