Kosova U-21 fiton me përmbysje!

Edhe pse në fillim të pjesës së dytë panë veten në disavantazh, djelmoshat e Hekuran Kryeziut kanë arritur të rikthejnë ndeshjen për të mos u befasuar nga Qiproja U-21 sonte në “Fadil Vokrri” për të fituar duelin 2-1.

Kjo ka qenë fitorja e dytë me radhë për Kosovën U-21 në Grupin 1 kualifikues për EURO U-21 që mbahet vitin tjetër në Shqipëri e Serbi, ndërsa shpresat dardane nuk kanë mundësi kualifikimi, pasi që fuqitë e grupit Finlanda e Spanja janë larg me pikë.

Ka qenë Hekuran Berisha që barazoi nga penalltia, ndërsa më pas Lirim Jashari dha fitoren për Kosovën U-21, për përfundimtaren 2-1 [Berisha 69’pen., Jashari 76′ — Kontopoulos 52′].

TABELA AKTUALE (pas 9 xhirosh):

1. Spanja 24p.
2. Finlanda 21p.
3. Rumania 16p.
4. Kosova 14p.
5. Qipro 3p.
6. San Marino 0p.

DUELET E FUNDIT NË GRUP:

Spanja-Rumania,
Qipro – San Marino,
Kosova-Finlanda.

Përndryshe, ky është numri më i madh i pikëve për Kosovën U-21 që ka marrë ndonjëherë në kualifikime për EURO U-21.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live