Në moshën 32 vjeçare, i rritet vlera + 2.5 milionë euro

Vedat Muriqi përkundër se është në moshën 32 vjeçare, ka arritur që me performacën e treguar së fundi me Fenerbahçen dhe Kosovën të rris vlerën e vetë në tregun e transfereve.

Transfermarkt, faqe e specializuar për transfere, ka bërë sot përllogaritjen e re për Superligën turke, ku edhe luan Muriqi, ndërsa futbollisti që në stinorin e kaluar kishte vlerën 4.5 milionë euro, tashmë prej sot vlerësohet 7 milionë euro, duke regjistruar kështu një ngritje prej 2.5 milionë eurove në treg.

Vlera më e madhe e Vedatit në tregun e transferimeve ka qenë kur kishte kaluar prej Fenerbahçes në Lazio në vitin 2020/21, kur sulmuesi më i mirë në histori të Kosovës vlerësohej 17 milionë euro.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live