
Bashkimi këndellet me fitore ndaj Vëllaznimit “Shani Nushi”
Bashkimi është këndellur sonte me fitore ndaj Vëllaznimit në “Shani Nushi” pas disfatës së papritur nga Bora në xhiron e kaluar. Prizrenasit kanë treguar fuqinë në çerek të fundit të ndeshjes për të fituar duelin me rezultat 72-81.
Në fund të pjesës së parë, ka pasur hedhje të gjësendeve nga publiku, ndërsa një pjesë e palestrës u zbraz.
Bashkimi nisi më mirë ndeshjen, ndërsa Vëllaznimi u rikthye dalëngadalë dhe mori epërsinë, duke hyrë në avantazh në 10 minutëshin e fundit. Por, në ato momente prizrenasit treguan forcën dhe fituan duelin, ku në 10-minutëshin e fundit dominuan me 13-27.
Daquan Lake shënoi 19 pikë e bëri 8 kërcime në fitore, ndërkaq 17 pikë të rëndësishme i dha Shannon Shorter, që bëri edhe 5 asistime e 5 kërcime në fitore. Lojë të mirë tregoi edhe Malcolm Armstead që dha 13 pikë, 4 asistime e 5 kërcime në fitore.
Te Vëllaznimi më të dalluarit ishin Andrew Gordon me 21 pikë, 15 kërcime dhe Jericole Hellems me 16 pikë.
Fitorja, bën që Bashkimi të bëhet me bilanc 10-5 dhe të bëhet ekipi i dytë pas Trepçës që arritën shifrën e fitoreve dyshfirore, ndërsa Vëllaznimi bashkë me Rahovecin 029 bëhen skuadrat e para që regjistrojnë humbjet e dhjeta sezonale. Gjakovarët janë në bilanc 5-10. Përndryshe sot ka debutuar trajneri Gyltekin Selimi.
