
FBK SuperligaLajmet kryesore
Bashkimi mposhti Trepçën në miqësore
Ekipi i Bashkimit ka shënuar fitore ndaj Trepçës në miqësoren e zhvilluar sonte në “Sezai Surroi” ku kishte rreth 1 mijë shikues.
Rezultati në fund të ndeshjes ishte 79-71 në të mirë të portokallezinjëve, të cilët në stinorin e kaluar humbën finalen e playoffit pikërisht nga “minatorët”. Dueli miqësor i nënkampionit dhe kampionit aktual, i takoi nënkampionit sonte.
Ekipi prizrenas ka vazhduar me formë të mirë në ndeshjet përgatitore, ndërsa sonte Anderson me 17 dhe Lejson Zeqiri me 14 pikë kanë qenë më efikasit te prizrenasit.
Te Trepça, që do ta pret Bashkimin pas tre ditëve në “Minatori” për një miqësore tjetër, më efikasi me 16 pikë ka qenë Russell.