Bashkimi përsëri mposhti Trepçën

Dy skuadrat që janë duke u bërë gati për ndeshjet kualifikuese ndërkombëtare, kanë luajtur edhe miqësoren e dytë brenda tri ditëve, ndërsa përsëri fituesi ka qenë i njëjtë.

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Trepçës edhe në “Minatori”, pas asaj të shënuar në “Sezai Surroi” për të fituar ndeshjen e sontme 70-73.

Ekipi prizrenas bashkë me atë mitrovicas tash fillojnë përgatitjet finale për ndeshjet kualifikuese ndërkombëtare, ku Trepça do të udhëtojë për në Samokov të Bullgarisë për Basketball Champions League, e Bashkimi të bëhet gati për FIBA Europe Cup.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live