
Bashkimi përsëri për finale, Bora për vazhdim historie!
Dy skuadra me objektiva krejt të ndryshme në fillim të stinorit, tashmë kanë një qëllim!
Seria aktuale, 2-2!
Biletën për finale.
Bashkimi, që nisi stinorin perfeket në ciklin e parë, duke kapur serinë 7-0 e më pas pas një shkundjeje u këndell dhe përfundoi në vend të dytë në fund të stinorit të rregullt, po kërkon finalen e radhës të playoffit të Superligës dhe atë, kësaj radhe ta mposhtë Trepçën kampione!
Në anën tjetër, Bora! Ekipi që po kalon stinorin e dytë në Superligë dhe ka shkruar historinë duke përfunduar në pozitë të tretë të stinorit të rregullt, sigurimin e playoffit, pastaj edhe kalimin në gjysmëfinale. Ekipi i drejtuar nga Zoran Kascelan tashmë po kërkon atë që as klubi nuk e mendonte në fillim të stinorit – finalen e playoffit!
Vendimtarja në 19.30 të mërkurën
Të dyja skuadrat fituan duelet e tyre si vendase në kuadër të përballjeve gjysmëfinale që shkojnë deri në tri fitore. Bashkimi fitoi si vendas, Bora barazoi si vendase. Bashkimi e bëri 2-1 rezultatin përsëri si vendas, kurse prishtinasit në duelin e katërt pas vazhdimeve barazuan serinë në 2-2.

Tani, vendimtarja në “Sezai Surroi” për shkak të pozitës më të mirë të Bashkimit në stinor të rregullt, të mërkurën mbrëma me fillim prej orës 19.30.
Për Bashkimin do të mund të konsiderohet dështim stinori nëse nuk arrihet së paku finalja e playoffit. Për Borën, gjithçka është historike!
